Fund fejesës me Ervin Matën? Ja detaji që mungoi te Elvana Gjata nga koncerti në Prishtinë

0
453

Këngëtarja Elvana Gjata theu heshtjen me rastin e 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës kur u kthye në skenë për të kënduar që pas kohës kur u bë kryefjala e të gjitha mediave, pas atentatit në ish-bllok ku u përfshi edhe i fejuar i saj Ervin Mata.

Ndonëse performanca dhe veshja e saj u komentuan gjatë, mediave nuk i shpëtoi një detaj mbi të cilin kanë ngritur edhe dyshime. Gjatë intervistës së dhënë për mediat në Kosovë, Elvana siç duket edhe në foto nuk mban unazë në gisht. Pikërisht ky detaj ka bërë që të shkruhet për një fund të mundshëm të fejesës me Ervin Matën.

Unaza e saj me diamant iu ra të gjithëve në sy, në muajin korrik 2018 kur dha edhe koncertin e fundit në Prishtinë.

Kujtojmë se në një intervistë dhënë për “Prive” në muajin korrik 2018 kur Elvana fliste për rikthimin e saj në Prishtinë, në sy të të gjithëve ra unaza e diamantit që këngëtarja mbante në gisht. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që heqjen e unazës mund t’ja ketë sugjeruar stilisti Valdrin Sahiti, në mënyrë që të binte më shumë në sy veshja e këngëtares.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here