Vrasjet e shqiptarëve në Greqi, Athina del kundër deklaratës së Tiranës

0
414

Autoritetet greke kanë reaguar pas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, që u bëri thirrje institucioneve helene t’i vënë fre Agimit të Artë apo segmenteve të tjera ekstremistëve që cënojnë sigurinë dhe  dinjitetin e shqiptarëve, pas vrasjes së katër shqiptarëve përgjatë javëve të fundit.

Ministria e Jashtme greke, permes nje deklarate, shperfill vrasjet e fundit, duke u munduar te argumentoje se ata jane nje shtet europian me drejtesi efektive.
Ne qendim, nuk kujtohet edhe vrasja e moniritarit Kacifas, per te cilin shprehen se kerkojne hetime te thelluara nga autoritet shqiptare, duke anashkaluar faktin se ai hapi zjarr i pari ndaj forcave RENEA.
“Greqia është një shtet europian ku shteti i se drejtës funksionon në mënyre efektive. Autoritetet përkatëse i trajtuan menjëherë çështjet qe përmend Ministria e Jashtme e Shqipërisë, të cilat u hetuan dhe u zbardhen, siç shprehet edhe policia në deklaratë. Vendosmëria e autoriteteve greke për goditjen e krimit, në çdo forme të tijin është e ditur.”
“Ne dënojmë çdo akt dhune dhe racizmi, që mund të kushtoje edhë jetë njerëzore. Deklaratat e Ministrisë se Jashtme Shqiptare nuk i përkasin realitetit dhe janë të papranueshme. Duke pritur përfundimin e hetimeve të vrasjes se shtetasit grek, Kostantinos Katsifas nga forcat speciale shqiptare, ftojmë Ministrine e Jashtme Shqiptare të jetë me e përgjegjshme dhe te tregoje durim dhe vetëpërmbajtje”, ka përfunduar Aleksandros Genimatas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here