Miratimi i buxhetit 2019/ Basha me tone të forta: Katastrofë, legjitimon grabitjen e taksave

0
395

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga selia e PD ka reaguar në lidhje me miratimin e buxhetit në Kuvend vetëm me votat e maxhorancës.

Basha tha se ky është një buxhet kriminal i rilindjes që pasuron oligarkët dhe varfëron njerëzit në nevojë.

“Sot organizata kriminale e rilindjes ka kaluar buxhetin që legjitimon zhvatjen e taksave tuaj dhe pasuron një grup oligarkësh. Dy janë karakteristikat e këtij buxheti që u legjitimuan sot. Karakteristika e parë është se  në qeverisjen e Ramës  97 e qytetarët paguajnë më shumë taksa. Është fakt se  nga xhepat tuaj 1.9 miliardë euro më shumë me taksa më të rritura dhe më tatime ë të larta dhe rritjes se çmimeve. Është fakt se  kjo rritje galonpande taksave, nuk ka sjell asnjë rritje ekonomike. Vendi është futur në një cikël krize, nga mbyllja e bizneseve, dhe nuk ka shembull më të trishtë sesa përditësimi i sotëm i shifrave të falimentit të biznesit të vogël. Sot që flasim kemi shifra që falimentojnë 41 biznese në vit”, u shpreh ndër të tjera Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here