Ish-lideri sovjetik i Luftës së Ftohtë, Mikail Gorbaçov shprehu sot “ngushëllime të thella” ndaj amerikanëve dhe familjes së ish-presidentit George H.W. Bush pas vdekjes së tij.
Gorbaçov ka punuar ngushtë me Bush për t’i dhënë fund Luftës së Ftohtë në fund të viteve 1980-të e 1990-të, dhe ngriti lart sot aftësitë e tij politike dhe karakterin personal.
“Ishte një kohë ndryshimesh,” tha ai për agjencinë Interfax, “që kërkonte shumë përgjegjësi nga të gjithë. Rezultati ishte fundi i Luftës së Ftohtë dhe i garës së armatimeve bërthamore.”
Gorbaçov tha se ai dhe e shoqja Raisa, “vlerësonin thellë, mirësinë dhe thjeshtësinë e George e Barbara Bush, dhe të pjesës tjetër të familjes së tyre të madhe e miqësore.”
Pavel Palazhchenko, i cili ka qenë përkthyesi i Gorbachev gjatë atyre kohortave dhe se mirëkuptimi mes dy liderëve solli arritje të mëdha në historinë e marrëdhënieve SHBA-Rusi.