Ish-zv.ministri i Arsimit Taulant Muka është përballur me profesor Skënder Gjinushi, i cili ka qenë në krye të grupit të punës që hartoi reformën në Akademinë e Shkencave.
Muka tha për Mustafa Nanon “Provokacija” se nga 30 anëtarë që janë pjesë e Asamblesë së ASH, 27 prej tyre kanë zero produkt shkencor.
“Më erdhi profesor Gjinushi dhe më tha për ligjin e ri të ASH, i tregova një grafik të thjeshtë, i thashë jeni 30 anëtarë të Asamblesë, 27 keni 0 produkt shkencor. Si mund të bëni reformë të ASH kur nuk jeni marrë me shkencë. Si është e mundur që në ligjin që keni propozuar nuk përmendet produkti shkencor. I thashë këto janë riciklime që ju bëni.
Zoti Fuga ka paraqitur një draft vizionar, ka nevojë për rishikim sepse ka disa koncepte dhe aty që nuk duhen mplenksur me Akademinë e Shkencave”, u shpreh Muka