Video/ Goditet rrjeti i trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë, arrestohen 41 persona

0
373

Goditet një rrjet i trafikut të drogës, i cili transportonte sasi të madhe narkotikësh nga Shqipëria në drejtim të Italisë.Mediat italiane raportojnë se nga 55 persona që janë vënë nën hetim, në pranga kanë përfunduar  41, të cilët janë hetuar përgjatë dy vitesh nga 2015-2017.

Pas arrestimit dhe goditjes së grupit të trafikantëve, togat e zeza kanë dhënë menjëherë masën e sigurisë, teksa 30 janë lënë në burg dhe 11 të tjerë në “arrest shtëpie”.

Nga ky operacion raportohet se janë goditur dy grupe kriminale, mes tyre edhe shqiptarë, por nuk jepen detaje për gjeneralitete e tyre.Aksioni për arrestimin e tyre  i koduar “mesazh i shkurtër ” u zhvillua në  Puglia, Leçe, Brindisi dhe në disa zona të  Barit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here