Alarm në kufirin e Greqisë, një ngjarje e çuditshme dhe e pazakontë ka ndodhur

0
336

Një ngjarje e çuditshme ka alarmuar dhe ka ngjallur shqetësim tek organet kufitare dhe ato policore greke në Follorinë, të cilat kanë hapur një hetim të gjerë.

Natën e 23 nëntorit, persona të panjohur kanë shkulur 105 piramida që shënojnë kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë.

Sipas policisë, të panjohurit kanë shkulur me radhë të gjitha piramidat prej qytezës Mesokambo deri tek ajo e Ahladhas, në Bashkinë e Follorinës.

Çështjen për këtë incident e ka marrë në dorë prokuroria dhe autoritetet ushtarake të zonës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here