Besnik Cani: I gatshëm të prish kontratën e qirasë me kompaninë, ILDKP të më vinte në dijeni për konflikt interesi

0
478

Prokurori i Prokurorisë së Elbasanit, Besnik Cani e mbrojti vetë veten dje para trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në fillim të fjalës së tij, ai deklaroi se ishte krenar që nuk po hetohej për fshehje të pasurisë apo për lidhje me krimin e organizuar. Sipas tij, dyshimet që ngriti trupa gjykuese janë vetëm tentativa të një kryefamiljari për t’i siguruar një jetesë më të mirë familjes së tij dhe shkollim më të mirë fëmijëve. Në lidhje me kontratën e qirasë me kompaninë “K. shpk”, pranoi se kjo kontratë ishte atipike, por e mbështeti argumentin e tij mbrojtjes tek deklarata e ILDKP për këtë rast. “Formalisht unë duhej të vihesha në dijeni për konfliktin e interesit nëse kishte dhe vetëm nëse nuk e zgjidhja atë, mund të penalizohem. Nëse trupa e gjykon këtë si marrëdhënie të papërshtatshme, unë jam i gatshëm ta prish kontratën”, tha Besnik Cani. Ai tha se nuk kishte hetuar çështje ku ishin përfshirë ortakë apo drejtues të kompanisë dhe se nëse do të kishte të tilla do të dorëhiqej nge hetimi apo vendimmarrja

. Ndërsa në lidhje me aludimin se prokurori mund të ketë përfituar kredi të butë në mënyrë të padrejtë në Fier, Cani theksoi se në këtë kohë kishte menduar se do të qëndronte për një kohë të gjatë në Fier dhe duke dashur të kishte pranë familjen kishte menduar të transferohej aty me gjendje civile dhe më pas edhe me banesë dhe për këtë arsye bashkëshortja pa iu referuar ndonjë ligji kishte bërë kërkesën. Për të mbrojtur më mirë veten, ai përdori si argument precedentin e kolegut Dritan Prençi. “Për Dritan Prençin, i cili është konfirmuar dhe vendimi ka marrë formë të prerë, KPK nuk e ka parë si problem përfitimin e kredisë së butë nga Bashkia Laç. Çështja ndaj meje është edhe më pak e rëndësishme sepse unë jam tërhequr nga kërkesa dhe kjo nuk ka sjellë asnjë pasojë”, tha Besnik Cani. Në lidhje me kërkesën e bashkëshortes së tij për kredi të butë, ndërhyri edhe vëzhguesja e ONM, e cila e pyeti Canin nëse ai dhe bashkëshortja, pavarësisht njohjes që kishin për ligjin, ishin interesuar për të mësuar nëse i plotësonin apo jo kriteret ligjore për kredi të butë para se të aplikonin. Cani përsëriti qëndrimet e tij të mëparshme, ndërsa tha se vlerësimi për marrjen ose jo të statusit bëhej nga institucionet e jo nga ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here