Vrasja e shqiptarit në Janinë/ Trupi ndodhet në morg, flasin banorët e fshatit ku ndodhi ngjarja (VIDEO)

0
386

Janë zbardhur detaje të reja sa i takon ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme ku policia greke qëlloi për vdekje një 39-vjeçar shqiptar.

Sipas medias greke “Epirus Tv News”, gjithçka ndodhi në orën 18:00, (me orën greke) në një zonë shumë të thyer dhe të pyllëzuar në zonën e Visani, Pogon në afërsi të Janinës.

Po sipas medias në fjalë, mes policisë dhe trafikantëve të drogës pati një shkëmbim zjarri dhe mbeti i vrarë një 39-vjeçar si dhe u plagos një polic grek, jashtë rrezikut për jetën.

Për “Epirus Tv News”, ka folur pronari i lokalit në fshatin ku ndodhi ngjarja. Ai ka treguar se ka parë forca të shumta policie por nuk kishin dijeni se çfarë kishte ndodhur, ndërsa shprehet se disa prej banorëve kanë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

“Kufiri me Shqipërinë nga këtu është rreth 3-4 orë. Fshati ynë ishte një korridor për trafikantët e drogës, por në vitet e fundit ky fenomen ishte rralluar. Ajo ndodhi sot(dje) ishte e pashembullt dhe ka mërzitur të gjithë fshati. Këtu jetojnë rreth 120 persona shumica prej tyre janë të moshuar.

Banorët janë të frikësuar pas asaj që ndodhi”, u shpreh pronari i lokalit në fshatin ku ndodhi ngjarja.

Në vendin e ngjarjes u gjetën 6 çanta me kanabis si dhe dy kallashnikovë.

Trupi i 39-vjeçar shqiptar është marrë nga ambulanca rreth orës 21.00 natën e kaluar dhe ndodhet në morgun e spitalit të Janinës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here