Policia greke ka dalë me deklaratë zyrtare për ngjarjen e rëndë që ndodhi dje rreth orës 18:00 (me orën lokale) në fshatin Vissani të Janinës, pranë kufirit mes dy vendeve, ku u vra një shqiptar.
Sipas policisë, efektivët grekë janë qëlluar me armë dhe në kundërpërgjigje të zjarrit kanë vrarë një shqiptar 39-vjeçar.
Deklarata e policisë:
Dje pasdite, pas nje informacioni ne rruge operative per trafik te lendeve narkotike permes kufirit greko-shqiptar ne zonen e Pogonit, Janine, efektive te seksionit te luftes kunder droges te Janines, duke levizur me kembe ne zonen e Visani, Pogon, u qelluan me arme zjarri Kallashnikov.
Efektivet iu pergjigjen zjarrit dhe si pasoje e shkembimit te zjarrit, mbeti i vdekur nje shtetas shqiptar 39-vjec dhe u plagos nje efektiv policie. Ne vendin e ngjarjes u gjeten dhe sekuestruan 6 canta me 13 pako qe permbanin 166 kg 200 gram marijuane dhe 2 arme zjarri Kallashnikov.
Efektivi i plagosur ndodhet ne spitalin “Haxhikosta” ne Janine. Ne vendin e ngjarjes vijon operacioni per kapjen e trafikanteve te tjere dhe mbledhjen e materialit hetimor.


