Në një intervistë ku flet për projektet e reja, anën profesionale dhe për jetën private, këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka deklaruar se është bisekuale dhe krenare. Rita është shprehur se ka pritur momentin e duhur për të treguar të vërtetën dhe se e dinte që njerëzit do shokoheshin.
“Nuk kisha frikë, prita për një arsye sepse deri tani nuk e kam ndjerë që ishte momenti i duhur. Unë jam e rritur, ndjeva që kjo duhej thënë për të ecur përpara. Jam krenare për veten dhe rrugëtimin që kam bërë për të arritur këtu.
Çdo njeri duhet të kalojë këto gjëra që të njohë vetveten. Është një çështje delikate për mua, është historia ime dhe e dija që njerëzit do shokohen sepse nuk kam folur kurrë në publik për këtë”, u shpreh Rita për revistën britanike “Stylist”.
Këngëtarja gjithashtu shprehu mirënjohjen ndaj komunitetit LGBTQ duke deklaruar se ajo nuk do të ishte aty ku ajo është sot dhe se shpreson që kënga “Girls” të ndihmojë ato që po përpiqen t’ja dalin.
