Kryeministri Edi Rama është përgjigjur nëse do të rikandidojë në zgjedhjet vendore tre nga kryebashkiakët më të përfolur të Partisë Socialiste, Erion Veliajn, Vangjush Dakon dhe Qazim Sejdinin.
Rama ka preferuar të mos përmendë as emrat e tyre, si dhe të mos të japë një përgjigje të prerë nëse do të rikandidojnë apo jo. Kryeministri shtoi se në shumë qytete shqiptare kanë ndodhur transformime të mëdha duke marrë si shembull Fierin.
“Kemi një numër kryetarësh bashkie që meritojnë respekt. Ka një numrë prej tyre që e kanë merituar me punë respektin tonë.Unë mendoj që shumë njerëz që na kanë votuar nuk mendonin që do të ndodhnin këto ndryshime në shumë qytete të Shqipërisë. Për shembull në Fier. Është komplet një tjetër gjë sot. Lumi i Gjanicës, nuk kaloje dot, binte erë e përmbytej. Ne aty kemi prishur godina, dhjetra godina.” tha Rama në RTSH.