Renato Mekolli është një ndër shefat e kuzhinës më të njohur në vend. Renato i kthyer tashmë në një personazh televiziv kohët e fundit është komentuar gjatë. Ai përflitet për sjelljen e tij në emisionin ‘Hell’s Kitchen’, ku shfaqet duke bërtitur dhe thyer pjatat, pasi i tillë është edhe formati.

Mirëpo, harrojini ato çfarë keni parë deri më tani, Renato ka treguar anën tjetër të tij . Shefi i rreptë ka zbuluar se kush ia zbut zemrën në ‘Hell’s Kitchen’.

I ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ ai u pyet nga Dojna Mema se kush është konkurentja më seksi që ai do e shihte me një sy tjetër, nëse nuk do ishte pjesë e formatit.

‘Ani është Ani’, u shpreh Renato.

‘Ajo goca që i bërtite ku shkon me taka’, i tha Dojna. ‘Po dashuria kështu lind’, ia ktheu Renato.

Ani është një vajzë 23 vjeçe nga Tirana dhe ka pasion kuzhinën dhe gatimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here