Ambasada e SHBA në Tiranë: Hetim të plotë Tahirit dhe Martinajt

    0
    470

    Ambasada e SHBA në Tiranë thotë se pret një hetim të plotë nga drejtësia shqiptare për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri si dhe Ervis Martinajn, ky i fundit i përfshirë në ngjarjen në ish Bllok në 4 tetor, ku mbeti i vrarë një person.

    Përmes një postimi në Facebook, ambasada e SHBA shprehet se Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, ndërsa pret që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin dhe Ervis Martinajn.

    Njoftimi i ambasadës ne Facebook:

    🇦🇱️ | Gjykata e Krimeve të Rënda të Shqipërisë dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, por presim përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit. Dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj. Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë. #KushEKaRradhën

    Ghbn

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here