Këtë të shtunë e ftuar në emisionin “Thumb” ka qenë e ftuar krijuesja dhe moderatorja e “Ftesë në 5”, Bieta Sulo.
Bieta foli për gjithçka duke nisur nga fillimet e saj në karrierë e deri te emisioni aktual, për jetën private, ardhjen në jetë të djalit, si dhe raportet me vajzën e Alban Dudushit, e cila jeton me të në një shtëpi.
Sipas Bietës, Joelle ka qenë e para që e ka zbuluar lajmin shtatzënisë së saj dhe është lumturuar shumë kur morëm vesh se ishte djalë.
“U entuziazmua. Të parat që e dinin për shtatzëninë kanë qenë motra ime dhe Joelle dhe ajo e ka ruajtur sekret deri në muajin e tretë që shkuam bëmë ekon. Aty na thanë që 70% do jetë djalë dhe ajo direkt tha: shyqyr që do jetë djalë. Padiskutim marrëdhënia që kam patur me Joellin më ka ndihmuar shumë. Unë e njoh atë që kur ka qenë sa Kroi sot. E kam thënë që me Joelin s’kam dashur kurrë të bëj mamanë, por të jem shoqja e asaj. Por sado një lloj përkujdesje ndaj saj e kisha kur ajo vinte në shtëpinë tonë”,- tregon Bieta e qeshur.