Policia shqiptare ka bëë me dije shifrat e personave që janë kthyer nga policia në pikën kufitare të kalimit në doganën e Kakavijës.Mësohet se policia ka kthyer pas 44 huliganë të cilët donin të hynin në territorin shqiptar për të marrë pjesë në ceremoninë mortore për varrosjen e ekstremistit grek Konstantinos Kacifa.
Mësohet se mes personave të proceduar penalisht është edhe një polic, me detyrë si efektiv policie në burgun e Janinës.Janë proceduar penalisht gjithashtu edhe dy shqiptarë, për organizim të paligjshëm të tubimeve.