Me gjasë Xherdan Shaqiri është shqiptari nga Kosova më i urryer në Serbi dhe kjo u dëshmua edhe në ndeshjen e fundit mes Liverpool dhe Crvena Zvesdës në Anfield.
Shaqiri ë bashku me Xhakën u bënë lojtarët më të komentuar përgjatë botërorit rusi 2018, të cilët zgjuan debat të gjerë me festimin e golit me simbolin e shqiponjës.
Në ndeshjen e fundit për Champions League, Xherdan Shaqiri u aktivizua për më shumë se 60 minuta duke bërë një paraqitje të denjë.
Mirëpo, edhe pse tifozëve serbë nuk iu lejua që të fusnin banesa me mesazhe në stadium, sërisht kjo nuk i ka privuar që të ofendojnë Shaqirin.
Në një video të shpërndarë në internet, dëgjohet se si tifozëria serbe shan me nënë Shaqirin, madje e ofendojnë edhe në gjuhen shqipe.