Mbyllja e kazinove, Ahmetaj tregon si do të jepen licensat e reja

0
385

Kuvendi ka votuar ditën e sotme me 75 vota pro për kalimin e ligjit për mbylljen e lojërave të fatit.I ftuar në studion e emisionit “Open” ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, u shpreh se fillimisht do të përcaktohen zonat dhe më pas do të përcaktohet numri i licencave për kazino që do të jepen.

“Logjika është me zona të përcaktuar me VKM, jo çdo kush mund të vejë në çdo vend. Përsa i përket resort-kazinove, për shembull me VKM mund të caktohet që zona Vlorë-Sarandë do të ketë 2 kazino, e do të hapet garë se kush hotel me 5 yje do ta marrë këtë licencë, e si do ta marrë këtë licencë”, ka thënë Ahmetaj.

Gjithashtu, ministri është shprehur se për të shmangur abuzimet me hotelet që mund ti vendosin vetë “5 yjet” për tu futur në garë për kazino, do të kërkohen “brand names” (emra të njohur) të cilët do të jenë të rregjistruar dhe certifikuar ndërkombëtarisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here