Artan Hoxha zbulon detajet: Ja çfarë ka falsifikuar ish deputeti i PS në bashkëpunim me grupin kriminal

0
578
Prokurorët e Krimeve  të Rënda kanë në tavolinë një dosje të vetme për katër grupet kriminale të drogës që veprojnë në Shqipëri. Ata janë Grupi i Lezhës, Shijakut, Hasit dhe Fier-Ballsh-Delvinë, që kanë bashkëpunuar mes tyre, si një organizatë e vetme, e strukturuar, me shtrirje brenda dhe jashtë vendit. Në këtë dosje janë edhe hetimet ndaj dy ish-deputetëve socialistë, të arrestuar ditët e fundit: Arben Ndoka dhe ish- Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Shqipërisë, Arben Çuko, i shkarkuar para një  muaji, si i dyshuar për korrupsion. Ish-deputeti socialist Ndoka akuzohet për falsifikim dokumentash, vulash dhe tjetërsim të pronës, në bashkëpunim me grupin kriminal të Lezhës.  Gazetari investigativ Artan Hoxha, i pyetur nga DW, se ku qëndron bashkëpunimi i ish-deputetit socialist Ndoka me grupin kriminal të Lezhës, jep disa hollësi:
“Grupi kriminal i Lezhës akuzohet se ka pastruar paratë nga trafiku i drogës duke blerë prona në zona turistike, falsifikuar dokumenta, korruptuar punonjës të Hipotekës, Kryetarin e Bashkisë së Lezhës, anëtarë të Këshillit të Qarkut, ku ka përfaqësues nga tre forca politike, PS, PD dhe LSI. Ish- deputeti socialist dhe koordinator i PS për Lezhën, Arben Ndokaj, ka përdorur pushtetin politik për të falsifikuar dokumenta, vula, formularë, tjetërsuar toka publike si pasojë e lidhjes me grupin kriminal të Lezhës,” thotë për DW, Artan Hoxha.
Arrestimi i Arben Ndokajt vjen pas arrestimit në Lezhë të 12 personave, në Mars të këtij viti, mes të cilëve Kryetari i Bashkisë së Lezhës, me akuzën e abuzimit me troje, tjetërsimit të 235 mijë metra katrorë tokë shtetërore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here