Rreth 17 ditë pas ngjarjes së rëndë në Bllok ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë policia arreston pronarin e lokalit. Raportohet se Redi Popesku është arrestuar dje për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.
Popesku ishte personi i vetëm që u bë dëshmitar i ngjarjes dhe mund të sillte dëshmi të vlefshme për grupin hetimor për të zbardhur krimin.
Por me sa duket dëshmia e tij më shumë ka ngatërruar policinë.
E pas 17 ditësh hetime, policia i ka vënë prangat Popeskut, i cili dyshohet se ka fshehur armën e Ervis Martinajt menjëherë pas ngjarjes dhe akuzohet se ka dhënë dëshmi të rreme.
Në ngjarjen e 4 tetorit mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Elion Hate.
Në kërkim për ngjarjen janë shpallur Ervin Mata, Mevjol Bilo dhe Fabio Allushi.
Sherri u tha se ndodhi për këngëtaren e njohur Elvana Gjata, i dashuri i së cilës Ervin Mata mori hak pasi e ngacmuan por më pas në hetime u përfshi edhe pista e konflikteve të mëparshme për çështje droge.
I arrestuar në Kakavijë në tentativë për t’u larguar:
-Geldo Hoti
Të plagosur dhe në masë arresti:
– Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë
– Eljon Hate, 28 vjeç, banues në Shkodër
Në kërkim:
– Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Tiranë ( I dashuri i Elvana Gjatës)
– Fabio Allushi, 42 vjeç, banues në Tiranë;
– Mevjol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë; (Komando dhe truprojë i Elvana Gjatës, autor i dyshuar i vrasjes së Fabian Gaxhës)