Ditën e sotme është arrestuar ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko.
News 24 raporton se Arben Çuko mori një shumë parash dhe një makinë, në këmbim të transferimit të të dënuarit, Olsi Karagjozi.
Transferimi i tij ka dështuar dhe korrupsioni i ish-drejtorit ka dalë në dritë.
Urdhër arresti u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.