Drejtoria e Hetimit Tatimor ka kontrolluar brenda dhjetë ditëve, 1-11 tetor, 1819 biznese, nga të cilët 602 janë kapur me shkelje. Vlera e gjobave ka arritur 19.8 milionë lekë.
Më konkretisht: 8 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për mos lëshim kuponi tatimor (hera e dytë);
50 subjekte janë konstatuar të paregjistruar në organet tatimore dhe është marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së;
149 tatimpagues janë konstatuar me shkelje për mos lëshimit të kuponit tatimor (hera e parë);
44 tatimpagues nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale, ndërsa 28 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune;
118 subjekte janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor;