Deputeti demokrat, Ervin Salianji shprehet se djali i deputetit socialist Rrahman Rraja duhet të arrestohej, pas dëshmisë publike të Emiljano Nuhut, ish-oficerit të policisë
“Sot duhet të kishte një arrest”, tha Salianji në studion e lajmeve të ABC News.
“Fakti që është ndaluar dhe s’ka pas arrest të zotërisë tregon që ka pasur ndërhyrje nga persona me influencë për mos arrestimin e tij”, shtoi.
Policia dhe prokuroria përpiqen të behën varrmihës së çështjeve që dalin në publik, akuzoi Salianji.
Lidhur me deklaratat e deputetit Taluant Balla i cili ka përgënjeshtruar Emiljano Nuhun, se ka qenë në zyrën e policisë së Fushë-Krujës kur ish-nënkomisari është këcënuar me armë zjarri, Salianji tha: “Janë broçkulla”.