Google search engine
Home Kronike Lëndë eksplozive e pashpërthyer në derën e dyqanit të Noizyt në Durrës

Lëndë eksplozive e pashpërthyer në derën e dyqanit të Noizyt në Durrës

0
26

Policia e Durrësit ka nisur hetimet dhe po punon intensivisht për identifikimin e kapjen e autorëve, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm është gjetur një sasi lënde e dyshuar eksplozive në një biznes në zonën e Plazhit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13 në Plazh, Durrës. Mësohet se sasia e vogël e lëndës plasëse është gjetur e pashpërthyer pranë derës së hyrjes së një dyqani në pronësi të këngëtarit Rigels Rajku (Noizy).

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të kryer veprimet procedurale.

Aktualisht po këqyren pamjet e kamerave të sigurisë në zonën rrethuese dhe po mblidhen provat materiale me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit apo autorëve të dyshuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here