Radhë të gjata automjetesh janë regjistruar këtë të diel në të dy anët e pikës së kalimit kufitar në Qafë Thanë, duke shkaktuar vonesa për qytetarët që lëvizin mes dy vendeve.
Fluksi i lartë lidhet me numrin e madh të drejtuesve të mjeteve nga Shqipëri, të cilët po kalojnë drejt Maqedonisë së Veriut për të furnizuar automjetet e tyre me karburant.
Arsyeja kryesore mbetet diferenca e ndjeshme e çmimeve, pasi karburanti në vendin fqinj rezulton dukshëm më i lirë krahasuar me tregun vendas.
Kjo situatë ka sjellë rritje të menjëhershme të qarkullimit në këtë pikë kufitare, duke krijuar radhë të gjata dhe pritje të zgjatura për udhëtarët.







































