GJKKO lë në burg Erion Veliajn, ndryshon masa për Ajola Xoxën nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje” dhe ndalim dalje jashtë vendit

0
31

Është shpallur mbrëmjen e së mërkurës vendimi i GJKKO ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes Ajola Xoxa dhe 5 biznesmenët. Sipas vendimit, ndaj kryebashkiakut Veliaj nuk ka ndryshuar masa e sigurisë, ndërsa ndaj gruas së tij, Ajola Xoxa ndryshon masa nga ‘arrest shtëpie’ në ‘detyrim paraqitje’.

Në vendim thuhet  se personi nën hetim Ajola Xoxa  do të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Gjithashtu ajo nuk lejohet të largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës. Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Bani i cili qëndroi për më shumë se 2 orë në dhomë këshillimi.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

me datë 11.02.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “1. Marrjen në

pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit dhe nevojat e sigurimit

personal të vendosur për personat nën hetim Erion Vliaj, Ajola Xoxa, Elman Abule,

Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkëlqim Fusha me vendimin

Nr. 7 Akti, datë 09.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin

dhe Krimin e Organizuar; 2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit me karakter

shtrëngues të vendosur ndaj këtyre shtetasve”.

  1. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe

Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet

112, 248 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 14, datë 12.02.2025, vendosi:

  1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i

K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Erion Veliaj me vendimin Nr. 7,

datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe

Krimin e Organizuar.

  1. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” caktuar ndaj

personit nën hetim Ajola Xoxa me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës

së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me

masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u

paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 i

K.Pr.Penale.

  1. Urdhërohet personi nën hetim Ajola Xoxa që të paraqitet para oficerëve të

policisë gjyqësore A.H, S.G, R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të tretë të çdo

muaj, ora 11:00.

  1. Urdhërohet personi nën hetim Ajola Xoxa të mos largohet nga territori i

Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pika

1 të K.Pr.Penale “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

  1. Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjerë identifikues të vlefshme

për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim Ajola Xoxa.

  1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i

K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Elman Abule me vendimin Nr. 7,

datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al

Krimin e Organizuar.

  1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë

gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën

hetim Gentjan Sula me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme

të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

  1. Urdhërohet personi nën hetim Gentjan Sula që të paraqitet para oficerëve të

policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të katërt

të çdo muaj, ora 14:00.

  1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë

gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën

hetim Meriman Palushi me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së

Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë

ndryshim:

  1. Urdhërohet personi nën hetim Meriman Palushi që të paraqitet para oficerëve të

policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të katërt

të çdo muaj, ora 14:30.

  1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë

gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën

hetim Fatmir Bektashi me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së

Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë

ndryshim:

  1. Urdhërohet personi nën hetim Fatmir Bektashi që të paraqitet para oficerëve të

policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të tretë të

çdo muaj, ora 11:15.

  1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë

gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën

hetim Shkëlqim Fusha me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së

Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë

ndryshim:

  1. Urdhërohet personi nën hetim Shkëlqim Fusha që të paraqitet para oficerëve të

policisë gjyqësore A.H, S.G, R.N dhe B.K, të Enjten e parë dhe të katërt të çdo

muaj, ora 14:30.

  1. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

  1. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit

për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky

afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here