Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli tregon se kush përfiton nga pensionistët pas miratimit të koeficientit të…

0
89

Xhoana VRANIÇI

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli në një intervistë për gazetën “SOT” ka komentuar miratimin e koeficientit të indeksimit në masën e 13.5% nga qeveria shqiptare. Çoçoli jep lajmin e shumëpritur për pensionistët ku thotë se nëpërmjet kësaj rritje të koeficientit, tashmë e tutje nuk do të ketë një pension simbolik por do të ndihet rritja deri në përmbushje të detyrimeve nga ana e pensionistëve. Nga ana tjetër, eksperti shprehet se vlera e ulët e indeksimit prej 5% që parashikohet të jetë këtë tetor, më e ulët krahas tetorit të shkuar, ka të bëj me rritjen më të pakët të ushqimeve gjatë kësaj periudhe, të tetor 2013 krahasuar me tetor 2024.

-Qeveria miratoi më 1 Gusht koficientët e indeksimit në masën 13.5% për sigurimet shoqërore të vlerësuar në vitin 2022, ka një formulë si do të bëhet llogaritja fikse?

Përllogaritja që është përcaktuar, koeficienti është i thjeshtë, në bazë të këtij koeficienti merret totali i vlerës së pensionit, qoftë i plotë apo i pjesshëm. Vlera 13.5%, është një koeficient i lartë dhe i dobishëm në lidhje me atë se ku do të aplikohet masa e rritjes së pensionit. Mbi 700.000 pensionistëve iu intereson masa e rritjes së pensionit dhe ky koeficient, përkon me pritshmëritë e tyre deri tani. Koeficienti zbatohet mbi masën totale të pensionit, mund të kesh pension të pjesshëm apo të plotë në x vlerë. Pensioni mesatar për fat të keq te ne është ende shumë i ulët, diku te 186 mijë lekë të vjetra.

Përqindja e caktuar herë koeficientin dhe shumëzohet me tërësinë e pensionit. Gjykoj se formula është shumë e thjeshtë dhe nëpërmjet shtesës 13.5 %. Kuptohet që nuk është një shtesë si ajo e indeksimit. Ky është një indeks që koeficienti ka të bëj gjithnjë me masën e rritjes. Por kuptohet se menjëherë do të caktohet se çdo pension rritet nga 1 korriku me 13.5%. Është referenca se ku do të shkojë pensioni por nuk nënkupton që nga 1 korriku me këtë koeficient të përcaktuar tashmë zyrtarisht nga ana e qeverisë, pensioni do të rritet me këtë koeficient por synohet të shkojë në këto nivele dhe kjo është gjëja e mirë e një niveli dinjitoz të koeficientit që sapo është përcaktuar.

-Kjo masë koeficienti vlerësuar edhe nga ana juaj si diçka pozitive a do të nxisë qytetarët për të derdhur akoma më shumë kontribute?

Mendoj se po. Me një koeficient të tillë të lartë, ne mund të shikojmë koficientët e përdorur nga vendet e ngjashme me ne, qoftë në Kosovë apo Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, me ekonomi që janë të ngjashme me ne për nga fuqia blerëse, është një koeficient që qëndron mirë e në mënyrë dinjitoze pasi kuptohet se nuk është në fillim të listës por nuk është as edhe në fund. Por niveli i kënaqshëm i koeficientit i mundësisë së rritjes së pensionit në të ardhmen përmes indeksimit, por nga 1 korriku ky nivel koeficienti bën atë që krijon nxitjen e duhur në mënyrë që qytetari që në moshën më të re të dijë se ka koeficient dinjitoz dhe përse jo të mos e mendojë e të investojë mbi këtë fond pensioni. Koeficienti është masa e rritjes së pensionit në njësinë e kohës.

Ka edhe mënyra të tjera të pensionimit, të marrjes së të ardhurave nga pensioni, nëpërmjet pensioneve vullnetare, pensioneve private të detyrueshme pasi këto skema kanë qenë të suksesshme në vendet fqinje, sidomos në Maqedoninë e Veriut. Gjykoj se është masa e duhur në këtë drejtim që qytetarët të bëhen të interesuar. Nuk do të kemi një pension këtej e tutje, thjesht simbolik me një vlerë shumë të ulët por për shkak të koeficientit të caktuar që është dinjitoz e do të ketë një të ardhur të mirë që e mendoj kur të mbush ditën e pensionit. Gjykoj se është caktimi i këtij niveli në drejtimin e duhur.

-Nga ana tjetër, nga ekspertë të ndryshëm ekonomie thuhet se indeksimet e pensioneve do të bëhen në masën 5%, një shifër akoma më e ulët se indeksimi i vitit të shkuar prej 8.4 %. Si e komentoni këtë përllogaritje në vlerësimin tuaj?

Shifra është e ulët pasi inflacioni është më i ulët. Duhet të kuptojmë që indeksimi ka të bëj me nivelin mesatar të çmimeve, që quhet ndryshe inflacion. Edhe që qytetarët ta kuptojnë, kemi një inflacion për të gjitha mallrat, jo vetëm ato të shportës, që quhen mallra jetik dhe ai është akoma edhe më i ulët se 5% i Tetorit dhe është te niveli 2.8%-3%, le të themi korriku i 2023-shit me korrikun e 2024-ës. Pasi kështu matet, duke qenë se konsiderohet muaj pas muaj mbi baza vjetore. Dhe ai është më i ulët, mirëpo për të mbrojtur më mirë pjesën më të pambrojtur që është pikërisht kategoria e pensionistëve, është menduar që të jetë indeksi i dedikuar, që quhet indeksi i mallrave jetësore, i shërbimeve dhe ushqimeve, që deri tani ka rezultuar më i lartë se indeksi i inflacionit të përgjithshëm. Vitin e kaluar ka qenë 8.4%, sepse niveli i inflacionit ka qenë shumë më i lartë.

Kemi patur 6.5% vjetorin e shkuar nga tetori 2023 në krahasim me tetorin e 2022, pasi kjo është formula e përllogaritjes. Gjatë kësaj periudhe, inflacioni i përgjithshëm ka qenë 6.5%, ndërsa 8.4% ka qenë ai që quhet inflacion i dedikuar. Kjo është arsyeja pse shifra në Tetor të 2023-shit ishte 8.4% e ndërsa këtë vit mendohet të jetë 5%, pasi inflacioni i përgjithshëm është ulur. E me uljen e tij, një pjesë të mirë të uljes e kanë pësuar edhe produktet ushqimore ku duhet të theksojmë se ata nuk është janë ulur pasi gjithmonë flitet për rritje por një rritje më të pakët që ta kuptojnë qytetarët. Kemi një rritje të mesatares së çmimeve të mallrave dhe të shërbimeve jetësore por jo aq të lartë por nuk është në nivelin e inflacionit të përgjithshëm.

Kjo është arsyeja se përse në vend të 8.4%-shit që kishim në Tetor të vitit të shkuar e kemi tani 5% në tetorin e vitit 20214. Nuk është se qeveria mendoi që të jetë indeksimi më i ulët, është thjesht që ky indeksim do të kryhet mbi bazën e këtij treguesi i cili është objektiv e as në dëshirën e qeverisë apo të mundësisë së saj që ta rrisë këtë tregues pasi baza kryesore e tij është niveli mesatar i çmimeve dhe i mallrave ushqimore e atyre jetike si të ilaçeve të rimbursueshme. 5% nuk duhet konsideruar se pse më pak tani krahas vitit të shkuar, thjesht ka të bëj me rritjen më të pakët të ushqimeve gjatë kësaj periudhe të tetor 2013 krahasuar me tetor 2024.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here