Google search engine
Home Lifestyle Reagon për herë të parë nëna e Luiz Ejllit për “dasmën” dhe...

Reagon për herë të parë nëna e Luiz Ejllit për “dasmën” dhe puthjen e parë me Kiarën që po bën namin në media dhe rrjetet sociale

0
379

Mbrëmjen e djeshme Luizi dhe Kiara dhanë puthjen e shumëpritur. Më në fund dyshja Luiz-Kiara janë parë të puthen në dasmën që u organizoi Vëllai i Madh. Të dy ata u emocionuan dhe u përlotën pas puthjes që Luizi e kërkonte prej kohësh.

Çifti kërcyen bashkë, ndërsa gëzimit të tyre iu bashkuan edhe banorët e tjerë të shtëpisë më të madhe në Shqipëri.Të gjithë reaguan për këtë moment “historik” dhe një fjalë për të thënë e ka edhe nëna e Luiz Ejllit.

Miku i këngëtarit, Meridian Ramçaj, ka publikuar në Instastory një foto të shkëputur nga mesazhet që ka shkëmbyer me nënë e Luizit. Ish-banori i “BBV1”, i kishte dërguar asaj fotot nga “dasma” e Luizit dhe reagimi i saj ishte mesazh “U trashëgofshin”, shoqëruar me disa emoji plot dashuri.

Reagon për herë të parë nëna e Luiz Ejllit për

Kështu iu jepet fund edhe të gjitha aludimeve që qarkullonin se Luizi nuk ka marrëdhënie të mirë dhe nuk flet me familjen e tij.

Gjatë “ceremonisë” teksa prifti (Kristi) sipas rregullave i dha leje ta puthë nusen, ishte Kiara ajo që e mori situatën në dorë duke e puthur Luizin. Kjo “dasmë” ka qenë e mirfilltë, ku edhe këngëtari i njohur Altin Shira ka kënduar për banorët.

Në këngë i është bashkuar edhe Luizi. E gjtha kjo situatë e krijuar në kuadrin e lojës, përfundoi me diçka të vërtetë siç ishte puthja e dyshes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here