Idajet Beqiri kërcënohet me plumb në ballë pas kallëzimeve penale në SPAK për krime shumë të rënda kundër Berishës dhe Metës, kallëzohet penalisht autori, avokati nxjerr prapaskenat tronditëse

0
212

Avokati i njohur Idajet Beqiri është shprehur se ka marrë kërcënime me jetë, pasi ka denoncuar aferat korruptive qindra milionëshe dhe përfshirjet e tyre në vrasje për pushtetarët e lartë të korruptuar në Shqipëri, ku një ndër ta është dhe Ilir Meta e Sali Berisha, të cilët kanë përfunduar në SPAK. Ditën e djeshme, Idajet Beqiri ka paraqitur para Drejtorit të Policisë së Qarkut të Tiranës dhe për dijeni SPAK, një kallëzim penal kundër personit me inicialet “A.D” që e ka kanosur me vrasje. Sipas avokatit, “kallëzimin penal të cilin e ka siguruar gazeta “SOT, e ka bërë kryesisht për shkakun se nga përmbajtja e kanosjes për vrasje që i kanë dërguar, ndoshta “pa dashje”, u ka shpëtuar prova se Prokurori i Krimeve të Rënda Xhevat Hana, është eliminuar, para se të dërgonte në gjyq vrasësit e Remzi Hoxhës, posaçërisht Sali Berishën, Bashkim Gazidede, Ilir Kumbaro etj”.

Zbardhet kallëzimi penal i avokatit

“Kërkohet fillimi i procedimit penal dhe kryerja e hetimeve ndaj “A.D”, për kryerjen e veprës penale të “Kanosjes së gjyqtarit”. Unë, kallëzuesi Idajet Beqiri, bazuar në nenin 58 e vijues si dhe 283 të Kodit Procedurës Penale depozitoj këtë kallëzim penal ndaj shtetasit “A.D “ (nuk e di sa i vërtetë është ky emër, pasi aktin kriminal të kanosjes e ka bërë në rrjetin social FB, në inbox të faqes time zyrtare “Idajet Beqiri page“), pasi në datën 26 janar 2023 më ka dërguar një sms me këtë përmbajtje:  “Unë do të … familjen këlysh kurve. Kujdes kur flet nëpër STUDIO BQ i Edi Ramës se … ta fus plumbin në gojë unë ty.“  Më poshtë, pasi ka kopjuar një postimin tim me titullin “Homazh përkujtimor në këtë 11 vjetor të eliminimit të Prokurorit Xhevat Hana“, ky “A.D” thekson:  “Fatin e këtij do pësosh edhe ti”, thuhet ndër të tjera në kallëzimin penal.

Dora e Ilir Metës dhe Berishës

Avokati shprehet në kallëzimin penal se pas autorit që e ka kërcënuar se do e qëllojë me plumb në ballë mund të fshihet dora e Ilir Metës dhe Berishës. “Nisur nga fakti se unë kam bërë disa kallëzime penale në SPAK për krime shumë të rënda kundër Sali Berishës, ish President i Republikës dhe ish Kryeministër; kundër Ilir Metës, ish President i Republikës, si dhe në të gjitha mediat e shkruara dhe vizive të Shqipërisë, në debatet e ndryshme televizive, kam argumentuar me prova, me fakte dhe me bazë ligjore,se këta dy persona, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë kokat kryesore të Krimit të organizuar dhe të korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri, personi “A.D.“, bënë këtë kanosje serioze për vrasje. Fjalori i përdorur është tipik fjalori që përdorin Sali Berisha dhe Ilir Meta kundër kundërshtarëve të tyre, aq më shumë që unë nuk kam bërë ndonjë kallëzim penal, si dhe në debatet e pafundme televizive, nuk kam zënë në gojë ndonjë “A.D”, thuhet në kallëzimin penal.

Prova indirekte që mund të zbardhë vdekjen misterioze të prokurorit Xhevat Hana

Avokati Idajet Beqiri shprehet se ky kërcënim ka zbuluar dhe një fakt indirekt që provon se prokurori Xhevat Hana i cili kishte nën hetim Sali Berishën, Bashkim Gazideden, Ilir Kumbaron etj, për vrasjen shtetërore politike të një atdhetari të shquar të Kosovës, Remzi Hoxha, është eliminuar dhe nuk ka pësuar “vdekje nga një sëmundje e rëndë”. “Më e rëndësishmja është fakti se nëpërmjet kësaj kanosje që “A.D“ bënë kundër meje, indirekt ai provon se Prokurori Xhevat Hana, i cili kishte nën hetim Sali Berishën, Bashkim Gazideden, Ilir Kumbaron etj, për vrasjen shtetërore politike të një atdhetari të shquar të Kosovës, Remzi Hoxha, është eleminuar dhe nuk ka pësuar “vdekje nga një sëmundje e rëndë”, thuhet në kallëzimin e Idajet Beqirit.

Beqiri: Autori, kamikaz ose dora e vetë Berishës dhe Metës

Në fund avokati kërkon ndjekje penale ndaj autorit, duke e quajtur kamikaz ose dora e vetë Berishës dhe Metës. “Vlerësoj se SPAK duhet ta ketë në vëmendjen e tij edhe këtë fakt për ikjen misterioze nga kjo jetë të Prokurorit të krimeve të rënda Xhevat Hana, duke i dhënë përgjigjen e duhur shteruese të gjitha pikëpyetjeve të ikjes misterioze nga kjo jetë e kolegut të tyre në krye të një misioni shumë të rëndësishëm!  Neni 317 i Kodit Penal parashikon dënimin deri me 3 vjet burg për kanosjen që i bëhet gjyqtarit apo anëtarëve të trupit gjykues, prokurorit, avokatit… Për sa sipër kërkoj ndjekjen penale kundër “A.D”, kamikaz ose dora vet e Sali Berishës dhe e Ilir Metës…”, përfundon kallëzimi penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here