Avokat i njohur, Idajet Beqiri ishte dje i ftuar në një studio televizive, ndërsa ku foli gjatë për ngjarjen e “Gërdecit”. Ai tregoi skemën se si loboi Shkëlzen Berisha për të marrë licencën për ndërtimin e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec. “Në mbledhjen e qeverisë ministri i Financave Ritvan Bode këmbënguli fort dhe tha që kjo mënyrë të vepruari bie erë të keqe, sepse mesa duket edhe te ai kishte vajtur Shkëlzeni. Sepse ai para se të merrte licencën e kishte bëre zyrën e Fatmir Mediut dhe Aldo Bumçit, sikur të ishte Shkëlzeni ndonjë kryeministër. Deri sa mori licencën dhe që e ndërtoi fabrikën në Gërdec. Pati kundërshtime në qeveri. U implikua rënde Berisha, sepse jo vetëm që pa djalin e vet që po lobonte për ta marrë këtë biznes, por nga ana tjetër kur pa kundërshtime në qeveri dhe kur pa që nuk ishin dakord që të veprohej si po veprohej për Gërdecin, ai fill pas 20 ditëve të mbledhjes se qeverisë me urdhrin e vet i thotë Fatmir Mediut: “Më këtë çështje merru ti.” Fatmir Mediu dihet se si do ta zgjidhte. Që të merrte vijë vendimi i Këshillit të Ministrave, për fabrikën ministri i Drejtësisë ka të drejtën ta shikoje nga pikëpamja ligjore nëse përputhet me Kushtetuan dhe ligjin dhe vë firmën e vet. Për t’i thënë Shkëlzenit që: “Ja ta bëra nderin o Shkëlzen!”, vuri edhe shënimin te letra “Për Shkëlzen Berishën” dhe i vete faksi edhe atij”, deklaroi ai. Ndërkohë, sipas avokatit, tanimë kanë dalë prova të tjera që implikojnë edhe personazhe të tjera në këtë ngjarje të rëndë dhe ato janë në duart e SPAK-ut. “Në SPAK do të hyjnë shumë politikanë të tjerë. Hyri Fatmir Mediu, që quhej i pandëshkueshëm, hyri Aldo Bumçi për Gërdecin, që nuk ishte pyetur ndonjëherë për atë aferë të madhe dhe që dha ato shpjegimet e veta qesharake. Problemi është që SPAK-u tashmë i ka në dosjen e vet provat”, nënvizoi Beqiri.








































