U dënua me 9 vite burg nga Rusia, lirohet basketbollistja amerikane, ja me kë u këmbye

0
71

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë këmbyer të basketbollisten e burgosur amerikane, Brittney Griner, me tregtarin famëkeq të armëve, Viktor Bout, që për 12 vjet ishte në një burg amerikan.

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Griner është e sigurt dhe është nisur për në shtëpi me një avion nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Jam i lumtur të njoftoj se Brittney është mirë… asaj do t’i duhet kohë dhe hapësirë për t’u rikuperuar”, tha ai nga Shtëpia e Bardhë.

Griner ishte arrestuar në aeroportin e Moskës në shkurt për posedim të vajit të kanabisit dhe muajin e kaluar u dërgua në një burg.

Administrata Biden në korrik propozoi këmbimin e të burgosurve, duke e ditur se Moska për një kohë të gjatë ka kërkuar lirimin e Boutit.

Ministria e Jashtme e Rusisë konfirmoi këmbimin e të burgosurve, që tha se ka ndodhur në aeroportin e Abu Dabit.

“Qytetari rus është kthyer në atdheun e tij”, u tha në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here