GJKKO-së i shtohet edhe një gjyqtare

0
186

Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i është shtuar një tjetër gjyqtare. Pasi kaloi me sukses vetingun në muajin qershor të këtij viti, gjyqtarja Elsa Ulliri do të jetë pjesë e kësaj strukture e cila është ngritur vitet e fundit. Vendimi është marrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, në mbledhjen e zhvilluar pak ditë më parë.

Me delegimin e Elsa Ullirit Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar bëhet me 9 gjyqtare, ndërsa në organike janë 16 të tillë.

Ndërkohë Elsa Ulliri është një gjyqtare me mjaft eksperiencë në sistemin e drejtësisë. Ajo ka përfunduar shkollën e magjistraturës në vitin 2014-të, ndërsa stazhin profesional e ka kryer në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe më pas në vitin 2015-të është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë.Për tre vite Elsa Ulliri ka mbajtur detyrën e zëvendëskryetares të kësaj gjykate, ndërsa ajo ka gjykuar çështje të rëndësishme gjatë ushtrimit të detyres së saj në Lezhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here