Ikën Leao dhe vjen Broja? Milani takon ndërmjetësin e shqiptarit, detajet shpërndahen me shpejtësi

0
139

Rafael Leao ikën dhe vjen Armando Broja? Lëvizjet e fundit në klubin e Milanit duket se çojnë në këtë drejtim, të paktën sa i përket asaj që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në ambientet e klubit.

Tifozët e skuadrës së Milanit shpresonin që takimi i sotëm mes klubit dhe babait të Rafael Leao, të ishte hapi i parë i garancisë se ai do të vazhdonte të ishte pjesë e projektit nën urdhrat e Piolit. Por takimi i programuar dhe i konfirmuar për pasditen e sotme, është anuluar pa u dhënë asnjë shpjegim. Klubi nuk ka treguar se pse ka ndodhur një gjë e tillë dhe nuk ka një version zyrtar të situatës apo nëse është zhvendosur në një datë tjetër.

Në klub ka pasur lëvizje sot, me mbërritjen e avokatit të njohur Sebastien Ledur i cili mendohet se ka nisur bisedimet për transferimin e Hakim Zijek te kuqezinjtë nga radhët e Çelsit, një nga klubet e interesuara pikërisht për Leaon. Por ai nuk ka qenë i vetmi, pasi në ”Casa Milan” ishte edhe Çeik Fall.

Sipas “Sportmediaset”, ai është ndërmjetësi i cili ka lidhje me Armando Brojën dhe ky është vërtetimi se tashmë kuqezinjtë nuk e fshehin faktin se sulmuesi shqiptar është një objektiv për sezonin e ardhshëm. I njëjti burim thekson se kontaktet e para me sulmuesin shqiptar janë vënë që në muajin e kaluar dhe ai është një ndër prioritetet e klubit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here