Google search engine
Home Politike “Nuk mund të jetë Sali Berisha përfaqësimi i…”, Alibeaj flet me tone...

“Nuk mund të jetë Sali Berisha përfaqësimi i…”, Alibeaj flet me tone të ashpra: Mënyra më e mirë për të protestuar është këtu!

0
208

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj nuk e mbështet protestën e thirrur nga Sali Berisha më 7 korrik.

Në një prononcim për mediat paraditen e sotme, Alibeaj tha se ai ka protestuar në çdo moment dhe do të vazhdojë të protestojë, por sipas tij Sali Berisha nuk mund të jetë përbashkimi i njerëzve që vuajnë.

Demokrati thotë se protesta duhet të nisë duke dalë kundër oligarkëve në Kuvend për çmimet e larta dhe më pas në shesh.

“Unë protestoj sot, kam protestuar dje. Unë besoj se mënyra më e mirë për të protestuar është këtu, pa frikë. Unë do të protestoj në çdo rast. Nuk mund të jetë Sali Berisha përbashkimi i këtyre njerëzve që sot vuajnë gjithmonë e më tepër. Nuk e kuptuat mirë se çfarë thashë. Isha i drejtpërdrejtë.

Nuk është ai shpresa e njerëzve. Para se të shkojnë te sheshi të vijnë këtu dhe të thonë një gjë. Për të protestuar për çmimet e larta duhet të thotë se çfarë qëndrimi ka ndaj Çet Kastratit dhe gjithë oligarkëve”, tha Alibeaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here