Ja si Belind Këlliçi e shiti Sali Berishën në SHBA dhe si nisi hakmarrja e Evi Kokalarit ndaj tij

0
244

Vizita e deputetit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pa bekimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, duket se ka qenë sebepi i sherrit dhe përplasjeve që kanë kapluar “Foltoren”, ku mbështetës të liderit demokrat të udhëhequr nga aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari kanë nisur një ofensivë të fortë sulmesh dhe akuza ndaj ligjvënësit demokrat. Ky i fundit në zgjedhjet parlamentare atë 25 prillit të vitit 2021 ishte një ndër 5 deputetët më të votuar të PD, ndërkohë që mbështetja e tij në bazën demokrate është e madhe. Por ky popullaritet i madh që gëzon sot zoti Këlliçi në partinë e ndarë më dysh, ka trembur tej mase Berishën dhe ithtarët e tij, të cilët jovetëm që kanë nisur një fushatë denigruese ndaj tij, por kanë ndërmarrë edhe hapa për t’i hedhur në “erë” karrierën në Partinë Demorkatike, duke e mënjanur ata nga kupola e PD. Kokalari ka hedhur akuza atë forta ndaj demokratit Këlliçi, ndërsa iso retorikës së saj të ashpër i ka mbajtur edhe Berisha, e cila pavarësisht se është kujdesur të mos përfshihet publikisht në këtë sherr, thellë në thelb është gëzuar që deputeti i Partisë Demokratike është target i sulmeve të nxitura prej tij. Mësohet se Berisha është zëmëruar shumë që Belind Këlliçi udhëtoi në maj të këtij viti në SHBA, pasi druhet se deputeti demokrate e ka shitur atë tek amerikanët. Sipas informacioneve, mësohet se vizita e Këlliçit atje është para me dyshim nga Berisha, i cili kohët e fundit është shfaqur shumë paranojak, për shkak se mendon se deputeti në fjalë mund të ketë dorëzuar ndonjë dosje komprometuese kundër tij në institucionet amerikane dhe pse jo edhe në persona të veshur me pushtet atje, qofshi këta kongresmenë apo senatorë. Kështu që i ndodhur përpara kësaj situate, mësohet se Berisha, ka inkurajuar Kokalarin dhe mbështetësit e tij që të nxijnë e sulmojnë sa më shumë të munden Këllëçin, ndërkohë që edhe vetë u hakmor kundër tij, duke mos i dhënë post në PD. Berisha vendosi që të gëzojë me poste Flamur Nokën që nuk ka fare mbështetje në Partinë Demorkatike, ndryshe nga Belind Këlliçi që është një njeri karizmatik. Pra, kjo lëvizje e Berishës është bërë me paramendim, pasi hyri në lojë në kulmin kur Këlliçi po rritej dhe shtonte popullaritetin, kështu që ai vendosi të hakmerret kundër tij, duke “ndërsyer” “kamikazin” e tij, Evi Kokalari. Thënë troç, karizma e Këlliçit dhe vizita e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vend ky që e ka shpallur “non grata” Sali Berishën dhe familjen e tij, kanë bërë që “Foltorja” të mbërthen nga sherri.

Berisha “injoron” Këlliçin, hyjnë në lojë edhe Noka e Bushati

Por pak ditë më vonë ndërkohë që lufta ishte në kulm dhe protagonist ishin çifti Kokalari-Këlliçi, në një tryezë për Gjyqësorin të organizuar, ish-kryeministri Sali Berisha bëri një akt që shkaktoi shumë bujë në opinion dhe veçanërisht brenda demokratëve, duke treguar hapur se ka fërkime me deputetin demokrat. Kur Berisha hyri në sallë ai nisi ti takojë të gjithë pa përjashtim, por kur ishte afër Belind Këlliçit i cili u zgjat ti jepte dorën, reagimi i ftohtë dhe shmangja e Berishës ishin vrastare. Fytyra e Këlliçit duke ju “ankuar” drejtorit të ri të komunikimit, Alfred Lela që qeshte, u bë virale në rrjet. Pas kësaj gazetarë dhe politikanë të ndryshëm komentuan se Belind Këlliçi kishte përfunduar si “limon i shtrydhur” i Berishës dhe se është vetë ai që qëndron realisht pas Kokalarit, përveç Flamur Nokës. Por gjithsesi Berisha (kjo përçarje i prish shumë punë) më pas është kujdesur që ta presë dhe ta heq më nga FB i tij këtë pasazh të sikletshëm, e madje vrastar për Këlliçin. Ndërkohë që lufta po vazhdon në rrjet dhe në media (pa u diskutuar në forume pasi akuzat dhe kundër akuzat për manipulim votash, shitje, spiunë të Ramës, etj), Kokalarit i është bashkuar edhe një zë tjetër i fortë brenda Foltores, Rithemelimit dhe shumë pranë Berishës. Një nga eksponentët më të zëshme të “Rithemelimit” një pro-Berishiste e thekur, Endira Bushati, ka dalë në krah të Evi Kokalarit kundër Belind Këlliçit. Kjo është situata aktuale, mes dy grupimeve të pozicionuar ashpër brenda PD-së së Rithemelimit: Akuza për manipulim votash, gjyqe, fyerje, shitje te Edi Rama dhe Erion Veliaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here