Google search engine

    Zgjerohet skandali i rrjetit të zyrtarëve, lëshohet një tjetër urdhër ndalim, kush është ish-kreu i PS që firmosi certifikatën e pronësisë për 10 mijë m2 tokë të tjetërsuar në Sarandë

    0
    177

    Zgjerohet rrjeti i zyrtarëve, që u përfshinë në skemën korruptive për tjetërsimin e një toke prej 10 mijë metra katror, në Sarandë.

    “BalkanWeb” mëson se ditën e sotme është lëshuar një tjetër urdhër ndalimi nga Prokuroria e Sarandës. Bëhet fjalë për ish-Drejtorin e ASHK Sarandë, Ardian Kola, i cili është shpallur në kërkim.

    Mësohet se Kola ka firmosur certifikatat e pronësisë për trojet e përfituara me dokumente false. Ardian Kola ka drejtuar ASHK Sarandë për periudhën maj 2019-korrik 2020, ndërsa më herët ka qenë edhe ish-kryetar i Partisë Socialiste.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here