Ballina Kulture Opera “Një ballo me maska” me skenografi të 1913, artistë shqiptarë dhe...

Opera “Një ballo me maska” me skenografi të 1913, artistë shqiptarë dhe huaj katër mbrëmje në TKOB

0
44

Opera “Një ballo me maska” e Verdit vjen premierë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, si bashkëpunim me Teatro Regio di Parma. Shfaqja operistike që bën bashkë artistë shqiptarë dhe të huaj do të jetë në skenë në mbrëmjet e datave 1, 2, 3 dhe 4 qershor për publikun. Gjatë prezantimit të kësaj vepre që do të jetë premierë, dje në TKOB ishte pranishme ministrja e Kulturës Elva Margariti, drejtoresha Zana Çela, regjisorja italiane Mariana Bianchi, artistët pjesëmarrës, etj. Ky produktin i Teatro Regio Di Parma, i kompozitorit Giuseppe Verdi ndërthur intrigat politike, dashurinë e ndaluar, vrasjen dhe bazohet në një shfaqje teatrale të vitit 1833 për vrasjen e mbretit Gustav III të Suedisë, i cili u plagos teksa ishte në një ballo me maska. Për regjisoren italiane Mariana Bianchi ky është një produksion i vjetër, por përmban edhe magjepsje. “Pasioni që ka Italia dhe Shqipëria për operën mund të jetë fillimi i diçkaje të madhe, që mund të nis në të ardhmen, pavarësisht çfarë mund të ndodhë në botë. Ky është një produksion i vjetër, që bën çdokënd të ëndërrojë për një të periudhë kohore që pak e njohin. Përmban gjithashtu një magjepsje me të cilën s’jemi mësuar, na lejon të largohemi nga gjithë ky komercializëm i vakët, dhe na largon nga kinemaja apo nga televizori”, tha ajo. Në fjalën e saj ndër të tjera drejtoreshën Zana Çela tha se ky projekt realizoi fillimin e një partneriteti të vërtetë me rrjetin ndërkombëtar të operës. “Opera “Un Ballo in Maschera” që vjen si bashkëpunim me Teatrin Regio di Parma apo siç quhet ndryshe Teatri Verdi, ndoshta është projekti më i dashur i 3 viteve të fundit,  sepse realizoi ëndrrën time, fillimin e ekzekutimit të një partneriteti të vërtetë me rrjetin ndërkombëtar të operas, që bazohet në besimin reciprok të nivelit të menaxhimit dhe realizimit artistik. Ky partneritet ndërkombëtar do të vazhdojë me shumë teatro të tjerë, me të cilët gjatë këtyre 4 viteve kemi nënshkruar protokolle bashkëpunimi”, u shpreh Çela.

Vepra e Verdit në skenë

Produksioni i plotë me skenografinë e 1913 rikonstruktuar pak kohë më parë vjen e interpretuar nga artistët e TKOB, si dhe artistët e ftuar që këtë herë vijnë nga Italia, Ukraina, Bullgaria, etj. Mes tyre janë tenori italian Dario Di Vietri, sopranoja Eva Golemi, baritoni Armando Likaj, etj. Protagonist në shfaqje artisti Dario Di Vietri vlerësoi bashkëpunimin mes dy institucioneve.  “Jam i lumtur për bashkëpunimin mes dy teatrove tonë. Unë kam rolin e protagonistit kryesor kontit Rikardo, i dashuruar me gruan e shokut tim më të ngushtë, Amelian. Të tria aktet rrotullohet rreth këtij veprimi”, tha ai ndër të tjera. Sopranoja Eva Golemi tha se ky është një produksion, ku publiku do të kënaqet. “Ky është një produksion fantastik, klasik siç unë e kam dashur gjithmonë. Publiku do të kënaqet ku do të shikojë kohën e atëhershme përmes skenografisë”,  u shpreh sopranoja Golemi. Sa i takon skenografisë, skenografja Leila Fteita tha se ishte një zbulim në magazinën e teatrit. Kjo vepër vjen në skenën tonë edhe në kuadër të Javës së Kulturës Italiane, por bashkëpunimi me Teatro Regio Di Parma do të vijojë edhe në 2023 me “Traviatën” dhe në 2024 me operën “Rigoleto”. “Një ballo me maska” opera me tre akte dhe pesë tablo e kompozitorit Giuseppe Verdi me libret nga Antonio Somma, bazua në libretin e Eugène Scribe për operën me pesë akte të Daniel Auber të vitit 1833, u shfaq për herë të parë në 17 shkurt 1859 në Teatrin Apollo, Romë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj

Personel Sağlık

- mersin eskort - eskişehir eskort
%d bloggers like this: