Sherri mes klaneve në Partinë Socialiste duket se është spostuar edhe jashtë selisë rozë. Tre ditë në parë në Shqipëri ishte ish-Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili zhvilloi disa takime me aktorët politikë në vend, ndërsa gjatë vizitës së tij në Tiranë Pompeo u nderua edhe me titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës. Kjo ceremoni u mbajt në ambientet e hotel Mak-Albania (ish-Sheraton), ndërkohë që ra në sy fakti se aty mungonin shumë figura të spikatura të politikës, duke filluar zv/kryeministri Arben Ahmetaj dhe Sekrterarit i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, tek deputetët që mbështesin “Foltoren” dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili natyrshëm është lënë janë qëllimisht, pasi nuk është ftuar sepse është person “non grata”. Por gazeta ka mësuar më shumë detaje nga vizita e Mike Pompeo në Tiranë, ku organizatori dhe një ndër personat kyç që u mor me axhendën e takimeve, ka shfrytëzuar këtë ngjarje të rëndësishme për të thelluar konfliktin në PS. Kjo e fundit është ndarë në dy kame, teksa në njërën anë është klani “Balla-Veliaj-Xhafa”, ndërsa në anën tjetër klani “Ahmetaj-Balluku-Gjiknuri”. Dhe me sa duket Balla, ja ka dalë t’i japë një goditje të fortë kundërshtarëve të tij në parti, sikundër është binomi Gjiknuri-Ahmetaj. Këtij të fundit Balla ka preferuar të mos i ftojë në eventin që u mbajt për nder të ish-Sekretarit të Shtetit, sikundër shihet edhe në listën e të ftuarve që ka siguruar gazeta. Në ambientet e hotel Mak-Albania janë parë ministra të qeverisë “Rama 3”, deputetë të Partisë Socialiste, disa prej të cilëve janë anonimë, si dhe ish-deputeti Alket Hyseni, ndërkohë që Gjiknuri dhe Ahmetaj, nuk ishin prezent. Sipas informacioneve nga selia rozë, mësohet se Balla nuk i ftoi dhe nuk i futi qëllimisht ata në listën e personave të ftuar, vendim ky që tregon edhe njëherë se përplasjet brenda klaneve në PS janë aktive.
Ministri Manja shkon pa ftuar
Mirëpo nuk ndalet me kaq, pasi të njëjtat burime i pohuan gazetës se edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është lënë nga zoti Balla jashtë ceremonisë së organizuar për nder të Mike Pompeos qëllimisht, ndërkohë që ka shkuar atje pa ftesë dhe i paftuar. Pra, duket qartë që Balla i ka lënë jashtë qëllimisht, duke mos e ftuar trinomin “Ahmetaj-Manja-Gjiknuri”, pas klimës së tensionuar që ka mbërthyer Partinë Socialiste për shkak të përplasjeve të klaneve, por edhe për shkak se kjo treshe është akuzuar nga opozita si të përfshirë në afera, sikundër është ajo e inceneratorëve apo dosjet “339” dhe “184” për vjedhjen e votave. Megjithatë mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht brenda Partisë Socialiste. Ndërkohë në listën se kush duhet të ishte te aktiviteti me Mike Pompeo në Tiranë dhe kush jo, që bëri Taulant Balla, shihen emra deputetësh dhe përfaqësuesish të shtetit të fshirë nga kreu i grupit parlamentar socialist dhe emra të tjerë të aprovuar. Me stilolaps është shtuar emri i deputetit Pandeli Majko, i cili fillimisht nuk ka qenë i ftuar. Gjithashtu, bie në sy që Balla ka hequr nga tryeza deputeten e Partinë Demorkatike, Grida Duma. Në listë, Balla nuk ka harruar të përfshijë Enkelejd Alibeajn, Jorida Tabakun dhe Agron Gjekmarkajn, të cilët i ka prezantuar përpara Pompeo si përfaqësues të opozitës. Pra të gjitha këto tregojnë se zoti Balla ka shfrytëzuar takimin për të goditur kundërshtarët e tij në Partinë Socialiste dhe pse jo edhe në radhët e opozitës, sikundër janë eksponentët e “Foltores” së udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha.







































