Google search engine
Home Politike 1200 aplikime deri më tani, Çuçi thirrje të rinjve që duan t’i...

1200 aplikime deri më tani, Çuçi thirrje të rinjve që duan t’i bashkohen Policisë së Shtetit: Për ata që duan të bëjnë karrierë është e rëndësishme që…

0
263

3 ditë para përfundimit të afatit për aplikimin në Pocilinë e Shtetit për punonjës të rolit bazë, që do të jenë Patrullë e Përgjithshme, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, iu bëri thirrje të rinjve dhe të rejave që duan t’i bashkohen kësaj trupe të shfrytëzojnë kohën e mbetur.

Gjatë një takimi me studentë të Patrullës së Përgjithshme në Policinë e Shtetit, të cilët kanë nisur praktikën pranë Drejtorisë Vendore në Tiranë, Çuçi tha se ulja e moshës mesatare të policisë, dhe investimet në teknologji mbeten një prioritet i qeverisë, për të rritur kështu cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve dhe forcën goditëse ndaj paligjshmërisë.

Ai theksoi se është shumë e rëndësishme për ata që duan të bëjnë karrierë në Policinë e Shtetit, të ruajnë integritetin moral e profesional që prej ditës së parë të punës.

“Integriteti në punë shënohet që në ditën e parë. Bëjnë karrierë në Policinë e Shtetit ata që kanë integritet të lartë moral dhe profesional. Niseni karrierën tuaj me synimin për të mos humbur asgjë nga integriteti. Mos u gënjeni nga modele të mbrapshta që prishin karrierën tuaj që në momentet e para.

Brezi juaj dhe të tjerët që do të përzgjidhen nga aplikimet e reja, do të ripërtërijë më tej trupën e Policisë së Shtetit. Ne jemi në një fazë që duam ta ulim akoma moshën mesatare në Policinë e Shtetit dhe po investojmë gjithashtu në teknologji të lartë”, tha ministri Çuçi.

Policia e Shtetit ka bërë 2 thirrje publike, për 500 punonjës policie të rolit bazë, që do të jenë Patrullë e Përgjithshme, si dhe për 50 oficerë për Hetimin e Krimit, që vijnë nga të rinjtë ekselentë të fushave të ndryshme si shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike.

Thirrja për rolin bazë është e hapur për aplikime edhe për 3 ditë, deri në 16 tetor. Deri më tani numri i aplikimeve është inkurajues, rreth 1200 të rinj e të reja. Thirrja e dytë për studentët ekselentë që duan të bëhen pjesë e strukturave të hetimit të krimit është e hapur deri në 27 tetor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here