Plas keq sherri! Anëtari i PD godet me grusht sekretarin organizativ të degës

0
77

Partia Demokratike është duke zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë, por shumë anëtarë të kësaj force politike kanë denoncuar se nuk e kanë gjetur emrin në listat e votuesve. Një incident lidhur me këto raste është regjistruar në qytetin e Maliqit.

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, pretendohet se një anëtar i PD-së, lidhur me heqjen e emrit të tij nga lista e votuesve ka bërë përgjegjës sekretarin organizativ të degës, duke u konfliktuar fizikisht me këtë të fundit.

Ai e godet me grusht dhe e ofendon me fjalor banal, teksa janë të pranishmit aty që i ndajnë që sherri të mos degradojë më keq.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj