Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka vendosur burg për 6 nga të arrestuarit gjatë operacionit kundër kultivimit të kanabisit në Krujë ndërsa për 5 është vendosur “arrest shtëpie” dhe 2 të tjerë janë lënë në masën “detyrim paraqitje”. Ndërkohë ditën e nesërme do të dalin para trupit gjykues edhe tre nga të arrestuarit e tjerë.
Masat e sigurisë
F. Kullaj- arrest me burg
E. Deliu- arrest me burg
M. Vathi- arrest shtepie
D. Deliu- arrest shtepie
S. Kullaj- arrest shtepie
R.Deliu- arrest shtepie
F. Kullaj- arrest me burg
D. Kullaj- arrest me burg
E.Almeta- arrest me burg
Xh Kullaj- arrest shtepie
I.Kullaj- arrest me burg
E. Perlica, detyrim paraqitje
F.Halili- detyrim paraqitje
Policia e Shtetit në bashkëpunim me forcat Renea, FNSH-në e Tiranës, Fierit dhe DVP Durrës, finalizuam operacionin e koduar anti-kanabis “Agimi”, në zonën e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë.
Nga kontrollet e kryera u sekuestrua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë kanabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale. Gjithashtu gjatë operacionit, policia gjeti fidanë kanabis të kultivuar në sera.