“Bie tavani i pediatrisë, plagosen fëmijë”/ Pas denoncimit të rëndë të PD-së reagon “flakë për flakë” QSUT, tregon gjendjen e të plagosurve: Do merren masat e menjëhershme

0
236

Pas denoncimit të rëndë të bërë nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ku shkruan se në Spitalin e Padiatrisë ka mbetur i plagosur një fëmijë pasi ka rënë një pjesë e suvasë së tavanit.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i QSUT në lidhje me kët1% denoncim.

QSUT ka konfirmuar se një pjesë e suvasë në tavanin e Pediatrisë ka rënë, por fatmirësisht nuk ka fëmijët të dëmtuar. Në reagimin zyrtar, njoftohet se një grup ekspertësh ka nisur hetimet për të vlerësuar shkaqet e incidentit dhe marrjen e masave.

“Një incident ka ndodhur sot paradite në Shërbimin e Pediatrisë së Specialiteteve 1 në QSUNT, në pavionin ekzistues, si pasojë e shkëputjes së një pjese suvaje nga tavani i një dhome.Menjëherë personeli mjekësor ka ekzaminuar dy pacientët e vegjël që ndodheshin në dhomë dhe gjendja e tyre aktualisht paraqitet e mirë, pa dëmtime. Një grup ekspertësh nga Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse e QSUNT, po kryen një vlerësim teknik për shkaqet e incidentit për marrjen e masave të menjëhershme”, QSUT.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here