Raporti për shkarkimin e Ilir Metës, reagon menjëherë Presidenca: Zero shqetësim për çdo vendim nul, ja deri kur do qëndrojë në detyrë Presidenti

0
249

Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me komisionin hetimor, që po zhvillon seancën e fundit dhe ku Alket Hyseni po lexon raportin.

Ai shkruan se, nuk do të ketë asnjë koment dhe se presidenti do ta vazhdojë detyrën e tij deri në 24 korrik 2022.

Postimi i Tedi Blushit

Asnjë koment dhe zero shqetësim për çdo vendim nul apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak, që tenton me dëshpërim të shmangë vëmendjen nga debati publik për krimet e faktuara zgjedhore të 25 prillit, autorët dhe frymëzuesit, tutorët dhe bashkëpunëtorët e tyre, të angazhuar në këtë farsë kundër të vetmit institucion, që respekton dhe mbron Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe sovranitetin e saj.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e Tij deri më 24 korrik 2022, me të njëjtën përgjegjësi të lartë, vetëm në respekt dhe mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here