Google search engine
Home Aktualitet Producenti shumë i njohur amerikan bën reagimin që nuk pritej për “Eurosong...

Producenti shumë i njohur amerikan bën reagimin që nuk pritej për “Eurosong 2021″, vendos Anxhela Peristerin në vend të parë: Vokal i shkëlqyer, do të doja…

0
1105

Festivali më i madh i këngës, në kontinentin europian, do të transmetohet ‘live’ nga skena e “Rotterdam Ahoy”, në Holandë, në orën 21:00.

Garën do ta hapë Qipro dhe menjëherë më pas, performon Anxhela Peristeri, që përfaqëson këtë vit vendin tonë, me këngën “Karma”. 17 vende garojnë për çmimin e madh.
Ndërkohë, në faqen zyrtare të Eurosong-ut janë publikuar disa sondazhe nga artistë të ndryshëm, si dhe poll-et nga publiku.

Brian Malouf, një nga producentët më të njohur amerikanë, që ka punuar me Michael Jackson, Madonna-n, Selena Gomez and Miley Cyrus dhe artistë të tjerë me famë botërore ka dëgjuar të gjithë finalistët e dhe ka dhënë vlerësimin e tij profesional. TOP 10-shen e tij e kryeson Shqipëria. “Kënga është përrallore, produksioni është përrallor, e dua. Do të më pëlqente ta dëgjoja në një duet me Andrea Bocelli. Një vokal i shkëlqyer, produksion i shkëlqyer dhe një këngë shumë e mirë!”, shkruan Malouf për “Karma”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here