Google search engine
Home Aktualitet Transportonin ilegalisht vaksina anti-Covid në Shqipëri / Guardia di Finanza fundos dy...

Transportonin ilegalisht vaksina anti-Covid në Shqipëri / Guardia di Finanza fundos dy italianët, ja çfarë iu gjetën brenda çantës

0
237

Guardia di Finanza ka sekuestruar 3 flakone të vaksinës Astrazeneca që ilegalisht po transportoheshin nga Italia drejt Shqipërisë.

Burimet bëjnë me dije se, 3 flakone të Astrazeneca që janë baraz me 18 doza vaksinë, u gjetën në një çantë frigoriferi në zotërim të dy shoferëve me dokumente gjermane por me origjinë iraniane që po udhëtonin me tragetin e linjës nga porti i Barit drejt Shqipërisë.

Shoferët iranianë me iniciale A.O, dhe G.F,  69 e 73 vjeç, po udhëtonin me një makinë të tipit “Volvo” në tragetin “Aurelia” me destinacion Durrësin.

Flakonet janë të serisë ABË4330 me skadencë në korrik 2021.

Ndërkohë, ka nisur një proces hetimor mbi ngjarjen, sipas prokurores Luisiana Divittorio po punohet të zbardhet se çfarë ka ndodhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here