Google search engine
Home Aktualitet Aksion blic/ Tre të arrestuar në mesin e tyre edhe kryeplaku. Policia...

Aksion blic/ Tre të arrestuar në mesin e tyre edhe kryeplaku. Policia zbardh detajet zyrtare

0
255

Policia e Beratit bën me dijes se janë arrestuar tre persona në Berat, ku mes tyre është edhe kryeplaku i fshatit. Sipas burimeve zyrtare të Policisë akuza që rëndon ndaj tyre është “kultivim i lëndëve narkotike”.

Mësohet se pas informacioneve të marra nga terreni, policia në Poliçan e Skrapar, ka arrestuar40-vjeçarin Selami Hadëri dhe 38-vjeçarin Ylber Hadëri, banues në fshatin Braçë

Rezulton se këta dy persona kishin kultivuar fara kanabisi në toka që i kanë në pronësi të tyre. Po ashtu, në pranga është vënë edhe 40-vjeçari Shpëtim Bregu banues në fshatin Tomorr, Poliçan pasi në një miniserë në ambientet e banesës së tij u gjetën kubikë në të cilët ishin kultivuar fara të dyshuara cannabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës atij iu gjet dhe u sekuestrua dhe një armë zjarri pushkë. Për rastin është proceduar penalisht dhe kryeplaku i fshatit Barçë, A. R., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here