Google search engine
Home Politike “Nuk je i pa zëvendësueshëm, largohu se je humbës i përsëritur prej...

“Nuk je i pa zëvendësueshëm, largohu se je humbës i përsëritur prej defekteve personale”/ Debate të forta brenda PD-së në mbledhjen e Kryesisë

0
273

Duket se mbledhja e Kryesisë së PD po shoqërohet me debate mes krydemokratit, Lulzim Basha dhe anëtarit Fatbardh Kadilli, i cili pasi PD humbi sërish zgjedhjet, shpalli kandidaturën për kryetar të PD.

Pasi kreu Basha deklaroi në mbledhje se brenda partisë ka vend për të gjithë, mësohet se Kadilli i është përgjigjur duke i kërkuar sërish dorëheqjen e parevokueshme, pasi sipas tij askush nuk është u pazëvendësueshëm, madje sipas tij PD ka shumë njerëz të mirë.

“Nuk je i pazëvendësueshëm, PD ka shumë njerëz të mirë. Jep dorëheqjen e parevokueshme. Je humbës i përsëritur prej defekteve personale.  

Drejtove çdo gjë vetëm dhe pa forume, pa përfshire askënd. Fushatën e bëre i vetëm. Nuk mbështete asnjë njeri. Janë bere shumë gabime në fushatë ”, i është drejtuar Kadilli-Bashës gjatë mbledhjes.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here