Plagosja me armë në zyrën elektorale të PD në Kavajë/ Policia nxjerr detajet e reja, kush janë tre personat që janë shpallur në kërkim, ja si nisi sherri

0
182

Një incident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e së hënës në Kavajë, kur në një nga zyrat elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë, u plagos me armë zjarri sekretari i kësaj force politike, Bledar Okshtuni 27 vjeç. Mësohet se personi që ka qëlluar është Ndriçim Jonuzi, me të kaluar kriminale, i cili mbante dhe mbiemrin Tahiri.

Mësohet se policia ka shpallur në kërkim tre persona, të cilët akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, të kryer në bashkëpunim.

Përveç Ndriçim Jonuzi (Tahiri), i cili qëlloi me pistoletë në këmbë Okshtunin, janë shpallur në kërkim edhe 29-vjeçarët Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla.

Troplini dhe Shtylla dyshohet se kanë qenë të parët që kanë nisur sherrin. Ata kanë hyrë në zyrën elektorale të PD dhe e kanë dhunuar me grushte sekretarin demokrat. Më pas, ka shkuar Jonuzaj dhe e ka qëlluar me pistoletë, duke e plagosur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here