Situata në Rinas, Kreu i Federatës së Transportit e Telekomunikacionit se KSSH, Gjinaj: Grevë e stisur nga politika qorre!

    0
    24

    Kryetari i Federatës së Transportit e Telekomunikacionit pranë KSSH, Tonin Gjinaj, ka reaguar në mënyrë të ashpër pas futjes në grevë të punonjësve të Albcontrol gjë që ka pezulluar fluturimet për ditën e sotme.

    Në një deklaratë për mediat, Gjinaj shprehet se kjo grevë është e stisur nga politika qorre e politikës së vjetër, në kundërshtim me nenin 197 të Kodit të Punës. Sipas Gjinajt, e gjithë kjo protest është stisur nga politika qorre.

    Reagimi i plotë:

    Federata e Transportit e Telekomunikacionit pranë Konfedaratës së Sindikatave të Shqipërisë (KKSH) me indinjatë mëson për ndërprejen e punës nga kontrolloret e ALBCONTROL, të stisur nga politika qorre e politikës së vjetër, në kundërshtim me nenin 197 të Kodit të Punës. Jemi pranë Qeverisë në zgjidhje të kësaj situate me besimin që do u jepet mësimi i duhur konform ligjit atyre që sot tentuan të bllokojnë lëvizjen e lirë të njerëzve. Në këtë kohë pandemie nuk ka greva, por solidaritet me njëri-tjetrin. Me konsideratë, Kryetari i Federatës së Transportit e Telekomunikacionit pranë KSSH, Tonin Gjinaj

    Aeroporti i Rinasit ka pezulluar sot të gjitha fluturimet. Shkak është bërë mosplotësimi i kërkesave të kontrollorëve. Ministrja Belinda Balluku ka hequr të gjitha përgjegjësitë nga shteti, ndërsa ka ngritur alarmin për “puç shteti”. Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zgjidhje nga qeveria, ndërsa kryeministri Edi Rama i ka kërcënuar punonjësit e ‘Albcontrol’ me burg.

    PËRGJIGJU

    Shkruani komentin tuaj
    Vendosni emrin tuaj