“Rinasi”, Rama: Saliu dhe Meta duan mbylljen e aeroportit që të mos vijnë vaksinat

0
184

Një sabotim të rëndë e ka quajtur kryeministri Edi Rama protestën e kontrollorëve ajrorë në aeroportin “Nënë Tereza”, duke akuzuar ish kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta se duan mbylljen që të mos vijnë vaksinat.

Rama thotë se organizatorët do të kallëzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin.

POSTIMI I RAMES

Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat! Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve!Të tjerët duhet të vendosin menjëherë:O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here